Gjilani do të presë të enjte në "Fadil Vokrri" të Prishtinës, Apoel Nicosia. Ndeshja ndaj qipriotëve është e vlefshme për Europa League, ndërsa futbollisti serb i miqve, Vujadin Savic ka refuzuar të udhëtojë drejt Kosovës.
Ish-kapiteni I Crvena Zvezdës në Serbi konsiderohet si mungesë, pasi nuk ka dashur të udhëtojë drejt shtetit më të ri në Ballkan e Europë. Problemet politike mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëvë ka sjellë këtë vendim, që nuk është I pari nga ana e serbëve.
Mediet serbe raportojnë se Savic ka refuzuar udhëtimin, pasi Serbia nuk e njeh Kosovën, ndërsa 30 vjeçari shkon më tej me deklaratëne tij. "Ka dy arsye pse nuk do udhëtoj, jam karantinuar prej 24 ditësh dhe nuk jam në 100 përqind, ndërsa arsyeja madhore është se unë nuk mund të jem në një shtet të ashtëquajturi Kosovë dhe të ndeshem me një klub artificial si Gjilani, kjo është arsyeja kryesore", shprehet Savic.