Historia e bukur e Tommy Agosta, një taksist italian, tifoz i Juventusit me origjinë nga Palermo i cili ka refuzuar një ofertë prej 100 mijë eurosh për taksinë e tij, një Fiat Ulysse shumë i vjetër. Oferta e pabesueshme kishte ardhur nga një princ saudit, por shoferi i taksisë vendosi të refuzojë sepse për të ajo makinë përfaqëson shumë më tepër se një mjet transporti apo pune. Në fakt, ai automjet përmban jo vetëm një sasi të pabesueshme kujtimesh të vyera por edhe 170 autografe të lojtarëve dhe drejtuesve të Juventusit ndër vite.
"Është një artefakt historik, këtu është historia e ekipit. Përmban shumë kujtime, 170 autografe, me firmat e Platinit, Ronaldo Gianni Agnelli dhe Boniperti. Unë kurrë nuk do të ndahem me të"- janë fjalët e Agosta.
Historinë e pabesueshme e ka treguar vetë Agosta për Studio Aperto. Taksisti është gjetur prej disa kohësh në Continassa dhe jo vetëm për të mbledhur firmat e bardhezinjve. Pra, taksia e tij është kthyer në një “artefakt historik”, të paktën për tifozët e Juventusit.
Midis karrocerisë dhe ambienteve të brendshme kishte një tapiceri shumë të vlefshme: autografet e Buffon dhe Cannavaro, të Ronaldos, Dybala, Platini dhe madje edhe Gianni Agnelli. Cannavaro, ndër të tjera, hyri në atë taksi menjëherë pasi fitoi Kupën e Botës për të vizituar Pessotton në spital. Shumë, shumë kujtime. Dhe ka nga ata që betohen se oferta e princit mund të rritet, por ai do të qëndrojë i palëkundur: zemra bardh e zi nuk mund të blihet.