Real Madrid arriti të kompletonte transferimin e Jude Bellingham. Mesfushori anglez do të mbajë veshur fanelën e “Galaktikëve” deri në vitin 2029.
Por sipas mediave gjermane “Los Blancos” nuk do të ndalen vetëm me “grabitjen” e Bellingham, por po nga skuadra e Dortmund do të synojnë të marrin një tjetër talent.
Në “radarin” e spanjollëve ka rënë Karim Adeyemi. 21-vjeçari ka bërë një sezon të shkëlqyer me fanelën e verdhezinjve dhe tashmë ofertat për t ënuk mungojnë, por duket se e ardhmja e tij mund të jetë në “Santiago Bernabeu”.
“Bild” raporton se Reali po bën gati një ofertë prej 80 milionë eurosh për të bindur Dortumndin që ta lerë të lirë gjermanin.
Poll