
Real Madrid nuk do t'i ofrojë Luka Modric një kontratë të re dhe mesfushori do t'i japë fund qëndrimit të tij 12-vjeçar në kryeqytetin spanjoll verën e ardhshme.
Fituesi i “Topit të Artë” 2018 konsiderohet si një nga mesfushorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave që ka ndihmuar “Los Blancos” për të fituar një mori trofesh që nga transferimi i tij në Spanjë nga Tottenham në vitin 2012.
Por ‘rrugëtimit’ të Modric në Madrid duket se po i vjen fundi dhe raportohet se klubi dhe lojtari kanë rënë dakord që një kontratë e re nuk do të nënshkruhet dhe kroati do të lejohet të largohet nga klubi në verën e vitit 2024.
Është raportuar gjatë gjithë sezonit se 38-vjeçari ka qenë i zhgënjyer me Carlo Ancelottin për shkak të mungesës së minutave duke mos u aktivizuar shumë. Që atëherë, Modric është lidhur me shumë klube, duke përfshirë një lëvizje te Inter Miami i Lionel Messit dhe një ribashkim me Cristiano Ronaldon në Ligën e Arabisë Saudite.