
Real Madrid duket se do ta humbasë Carlo Ancelottin verën e ardhshme kur kontrata e tij të përfundojë, por ata mund të mos jenë të gatshëm ta heqin aq lehtë italianin.
Marrëveshja e Ancelottit skadon verën e 2024-ës dhe presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit e ka konfirmuar që tekniku italian në momentin që do t’i përfundojë kontrata do të marrë përsipër “Seleçao” në Copa America.
“Los Blancos” kanë qenë të vetëdijshëm për bisedimet midis dy palëve dhe pavarësisht qasjes joshëese të Ancelottit në konferencat për shtyp, duke se Brazili ka arritur një marrëveshjë që italiani ta marrë drejtimin e kombëtares deri në verën e vitit 2026, kohë që është edhe Botërori i ardhshëm.
“Marca” thotë se Real Madrid e ka trajtuar çështjen me qetësi dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë sezonin e ardhshëm. Gazeta madrilene përmend faktin që tekniku italian në rast të rezultateve negatvie do të vihet nën presion, por nëse do jetë një sezon pozitiv ata do të mundohen ta mbajnë trajnerin më gjatë në Madrid pavarësisht situatës së tij me Kombëtaren braziliane.