Real Madrid po vuan këtë sezon mungesën e një sulmuesi. Kjo gjë vërehet edhe nga golat që madrilenët shënojnë, të cilët realizohen nga mesfushori Jude Bellingham.
Mediat spanjolle e bëjnë fakt të kryer që madrilenët do të transferojnë një sulmues që në janar. Por dilema e tyre është se cilin nga sulmuesit do të marrin në ekip. Në ‘pole position’ janë dy lojtarë me emër, si Heung Min Son i cili aktivizohet tek Tottenham dhe Victor Osimhen i cili luan me Napolin.
31-vjeçari korean ka pësuar një rritje galopante këtë sezon që pas largimit të Harry Kane. Ai ka vite që pëlqehet nga Florentino Perez me këtë të fundit që ka dërguar edhe oferta zyrtare, por që janë refuzuar nga Spurs.
Në krahun tjetër Osimhen është në një situatë të ndërlikuar që pas një video të shpërndarë në "TikTok" nga klubi italian. Me këtë situata aspak të këndshme, pritet që sulmuesi nigerian të largohet që në janar nga Serie A, me Realin që ka shfaqur interes dhe kërkon të përfitojë.