
Raul Gonzales është një prej kandidatëve për të marrë drejtimin e Real Madrid në rast të shkarkimit të Zinedine Zidane. Sikurse raportojnë mediat spanjolle, ish-sulmuesi legjendar I "Los Blancos" shihet si një alternativë shumë serioze, në rast të largimit të francezit.
Për momentin, Raul është trajner I moshave tek madrilenët. Një tjetër kandidat për vendin e Zidane është edhe Jose Mourinho, I cili që prej shkarkimit nga Manchester United në sezonin e kaluar, ende nuk ka marrë drejtimin e një skuadre.
Shumë emra janë lakuar deri më tani për stolin e 13 herë kampionëve të Europës, mirëpo Zidane është shprehur se ai dëshiron të qendrojë përgjithonë aty dhe nuk do të largohet nga Reali.
Poll