Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Real Madrid refuzon shifrën e çmendur për sulmuesin spanjoll

Shkruar nga NEWSPORT
Real Madrid refuzon shifrën e çmendur për sulmuesin spanjoll

Edhe pse Alvaro Morata u kthye te Real Madrid nga Juventus, zërat në media gjithnjë kanë qarkulluar se ai nuk do të qëndrojë gjatë tek kampionët e Europës, por do të shitet sapo të vijë një ofertë e kënaqshme.

Sipas spanjolles “Marca”, madrilenët kanë refuzuar ofertën e parë në drejtim të sulmuesit, edhe pse shifra që është hedhur opshtë duket e pabesueshme. Anglezët e Çelsit kanë paraqitur në tavolinën e Florentino Perez një ofertë prej 60 milion eurosh, por presidenti i Realit e ka refuzuar atë pa asnjë mëdyshje. Ai pretendon të arkëtojë të paktën 75 milion euro nga shitja e sulmuesit të kombëtares spanjolle.

Megjithatë nuk përjashtohet as mundësia që Morata të qëndrojë tek Reali dhe të luftojë për të kapur një vend titullari në formacionin e Zinedin Zidane.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga