Pas fitores së Interit me rezultatin 2-0 kundër Shaktharit, tashmë ishte radha e Real Madrid për të triumfuar. Spanjollët arritën të mposhtnin 3-0 në transfertë Sherif Tiraspolin. Një ndeshje pa shumë histori, ku ishin madrilenët ata që vunë diktatin që në minutat e para të takimit.
Inter luajti më herët dhe po priste fitoren e Realit për të siguruar matematikisht kualifikimin. Madrilenët arritën të fitonin falë golave të David Alaba, Toni Kroos dhe Karim Benzema. Real Madrid renditet në vendin e parë me 12 pikë, ndërsa Inter në vendin e dytë të Grupit D me 10 pikë.