Skuadra madrilene po interesohet për Laurent Koscielny. Drejtuesit e saj po mundohen të transferojnë mbrojtësin e Arsenalit, që shihet si zëvendësues i Raphael Varane, për të cilin janë të interesuara shumë klube europiane si Bayern Munich dhe Manchester United. Tekniku francez , Zidane beson se Koscielny do të ishte një blerje e zgjuar, pasi do të ishte zëvendësuesi më i mirë i mundshëm i Varane-s ku do të blindohej qendra e fazës difensive me Sergio Ramos, Pepe dhe Koscielny.