
La Liga është mjaft interesante këtë sezon, ku në garë për titullin kampion është Girona. Java e 24-t pritet të dhurojë shumë emocione sepse do ndeshen 2 vendet e para, Real Madrid dhe Girona. Ndeshja merr jetë më 10 shkurt në “Santiago Bernabeu”, prej orës 18:30.
Një ditë më vonë, Barcelona do të kërkojë të përfitojë nga ndalesa e mundshme mes rivalëve të saj, Kundër Granadës ku luan Myrto Uzuni, katalanasit luajnë vetëm për fitore në shtëpi. Ndeshja nis në orën 21:00.
Atletico me vendin e katërt në renditje nuk ndodhet aq larg, sa për të mos besuar te mrekullitë. Transferta e Sevillas më 11 shkurt ora 18:30, do t’i shohë të luftojnë vetëm për fitoren.
Kujtojmë se vendin e parë në kampionat e mban Real Madrid me 58 pikë, Girona ndjek me 2 pikë më pak. Në anën tjetër Barcelona ndodhet në kuotën e 50 pikëve, ndërsa Atletico me 48 pikë.