Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Real Madrid dhe Interi favorit për Champions League”, Effenberg heq nga gara Bayernin: S’ka lider, nuk shoh asnjë lojtar që të frymëzon

Shkruar nga NEWSPORT
“Real Madrid dhe Interi favorit për Champions League”,

Ish-mesfushori i Bayern Munchen, Stefan Effenberg, shikon si favorit për fitimin e Champions League Real Madridin, Interin dhe Manchester City. Në një intervistë për Kicker, Effenberg heq Bayernin e tij nga gara pasi në skuadër mungojnë liderët dhe lojtarët që të frymoëzojnë skuadrën.

“Real Madrid është favorit, por unë kam edhe Interin në radarin tim. Ata janë të uritur, kanë një ekip vërtet të fortë dhe duan të konfirmojnë finalen e vitit të kaluar. Dhe pastaj Manchester City.

Unë nuk shoh asnjë lojtar nga i cili Bayern mund të marrë frymëzim. Atyre u mungojnë liderët dhe nëse nuk i keni këto personalitete, djemtë nuk do t'ju dëgjojnë. Nëse unë do të isha ende një lojtar i Bayernit do t'i kisha marrë djemtë dhe do t'u trazoja ndërgjegjen, por këta lojtarë nuk janë më atje", u shpreh Effenberg.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga