Pas shkrimit të bërë në newsport.al, ish-pronarja e "Sport Ekspres", Entela Osoja ka treguar të vërtetën e ndryshimit të faqes në facebook. "Nuk është e vërtetë që jam hakmarrë, pasi atë faqe e kam ngritur nga hiçi. Faqen e 'Sport Ekspres' në facebook gjatë këtyre dy viteve e kam sponsorizuar dhe mirëmbajtur. Pas ndryshimeve të fundit, pronarëve të rinj ja kam ofruar me një çmim të arsyeshëm për investimin që kam bërë dhe ata nuk e pranuan. Për këtë arsye i është ndryshuar emri. Gjithçka ka qenë një marrëveshje mes palëve. Çdo gjë është bërë në marrëveshje të menaxhimit të ri të gazetës dhe sot më është nga kryeredaktori i ri që , meqë ata nuk duan të paguajnë shumën që unë e kam me faturë për sponsorizimin e faqes, ti ndryshoj emrin që të hapin një faqe të re", ka treguar ish-pronarja e "Sport Ekspres".
[caption id="attachment_44244" align="aligncenter" width="469"] Faksimile e ndryshimit të emrit në "facebook"[/caption]
[gallery columns="1" size="full" ids="44241,44242"]