Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Reagoi ashpër në fund të ndeshjes, Pochettino u kërkon falje arbitrit dhe Guardiolës: E teprova

Shkruar nga NEWSPORT
Reagoi ashpër në fund të ndeshjes, Pochettino u kërkon falje

Chelsea dhe Manchester City nuk shkuan më shumë se barazimi 4-4 mes tyre në sfidën e luajtur në “Stamford Bridge”. Një takim që ishte spektakolar dhe u shënuan plot 8 gola. Protagonist në këtë përballje ishte edhe Armando Broja.

Sulmuesi i kombëtares arriti të fitonte një penallti, e cila më pas do të shndërrohej në gol nga Palmer për të barazuar gjithçka. Në fund të kësaj sfide Mauricio Pochettino reagoi ashpër ndaj arbitrit kryesorë, Taylor. Ky i fundit ndali lojën në një moment kur po sulmonte Chelsea, teksa ndër të tjera trajneri i “Bluve” nuk përshëndeti as Guardiolë.

Por ish-timonieri i PSGsë ka reflektuar dhe ka pranuar gabimin, ndërsa u ka kërkuar falje të dyve.

“Në atë moment e ndjeva se Sterling do të pasonte dhe ne mund të kishim gjetur golin e pestë… E pranoj, i kalova limitet. Kjo lloj sjelljeje nuk është një imazh i mirë për mua dhe për futbollin. Dua t’i kërkoj falje edhe Guardiolës, sepse në ato momente nuk e vura re aspak”, deklaroi argjentinasi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga