Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Rastet e diskutueshme në "Air Albania", Bujar PREGJA e thotë publikisht: Partizanit iu mohua një penallti, Zguro duhej të dilte me të kuq

Shkruar nga NEWSPORT

Bujar Pregja ka analizuar rastet e diskutueshme në ndeshjen Partizani - Skënderbeu që përfundoi me rezultatin 2-1. Në këtë moment, ndaj ish-gjyqtarit, ndërhynë dhe të pranishmit në panel.

Ai përmendi disa raste, duke i dhënë më shumë të drejtë Partizanit. Në fjalën e tij në panelin e emisionit "Skaner", Pregja tha:

"Për rastin sa i takon Sembene, mendoj që tani e shoh se është penallti. Ai lojtari i Skënderbeut, e ka mbajtur nga mesi lojtarin e Partizanit.


Gjithashtu, në minutën e 48-të, Vangjel Zguro duhej të dilte me të kuq pas të dytës së verdhë pas ndërhyrjes ndaj Gligorov.

I shumëdiskutuar ka qenë dhe goli i anuluar për Skënderbeun. Në fakt rregullorja është e qartë se çdo top i prekur në dorë pavarësisht nëse është e ngjitur ose jo e përfundon në rrjetë, është i parregullt".



Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga