
Premier League Indiane e Cricket është shtyrë pas rasteve të shumta të Covid-19 në vend. Ka qenë bordi udhëheqës që ka marrë një vendim të tillë, në një situatë alarmante nga pandemia. Dje, një lojtar I Sunrisers Hyderabad rezultoi pozitiv para deshjes, ndërsa edhe dy lojtarë të KKR ishin pozitivë. Në një deklaratë, Shoqata e Cricket në Indi bëri me dije se sezoni do shtyhej.
Cricket në Indi është shumë I zhviulluar, ndërsa liga zhvillon ndeshje në gjashtë rajone të veçanta duke bërë që lojtarët të udhëtojnë dhe qëndrojnë në zona të populluara, paçka se klubet kanë vendosur udhëtim me charter. "Bordi i sigurisë së BCCI (Bordi i Cricket në Indi) nuk dëshiron të bëjë kompromis me shëndetin e lojtarëve, stafeve dhe mbështetësve përfshirë dhe organizimin", thanë zyrtarët për BBC. India regjistron një numër të lartë të prekurish nga Covid-19, ndërsa raporton më shumë se 223 mijë vdekje nga virusi.