
Kukësi u njoh sot gjatë ditës me kundërshtarët e mundshëm në turin e tretë të Europa League në rast kalimi të Karabagut që do të jetë një mes BATE Borisov dhe HJK Helsinki. Megjithatë verilindorët në rast eleminimi nga azerët do të kenë ende një shanc në Europë pasi do të kalojnë automatikisht në turin e tretë eleminator të Europa League.
Në këtë kompeticion ekipi i drejtuar nga Armando Cungu do të ketë përballë fituesin e çiftit Torpedo Kutaisi-Vikingur. Torpedo është skuadër gjeorgjiane ndërkohë që Vikingur vjen nga Ishujt Faroe e përparimeve të mëdha në futboll vitet e fundit.
Në këtë mënyrë verilindorët nuk duhet të humbasin shpresat edhe nëse nuk ia dalin përballë ekipit të Ansi Agollit, pasi objektivi i tyre që janë grupet e Europa League janë mëse të arritshme.