
Steven Gerrard së fundmi u prezantua si trajneri i Glasgow Rangers në Skoci. Ish-mesfushori legjendar i Liverpool dhe kombëtares angleze do drejtojë rekordmenët e Skocisë nga sezoni tjetër. Përgatitjet duket se kanë filluar që tani për të ringritur në nivelin e dikurshëm bardheblutë e famshëm. Për këtë arsye duket se Steve G po mendon të krijojë një 'Liverpool të vogël' te Rangers.
Ai po mendon të marrë në ekip disa nga ish-shokët e skuadrës te 'the reds'. Lojtarë që në fund të këtij sezoni do jenë me parametra 0 në merkato dhe mund të provojnë një aventurë në Skoci. Në listë janë emra të njohur si: Fernando Torres, Javier Mascherano, Marin Skrtel, Youssi Benayoun apo edhe Ryan Babel e shumë të tjerë. Një koloni e Liverpool dhe shokë që mund të ndihmojnë Gerrard në eksperiencën e tij të parë si një trajner futbolli.