Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ramadani pas barazimit me Romën: Mund të merrnim 3 pikët. Italia? Luajmë për të fituar

Shkruar nga NEWSPORT
Ramadani pas barazimit me Romën: Mund të merrnim 3 pikët. Italia?

Lecce mori një pikë ndaj Romës në shtëpi, sfidë kjo e vlefshme për javën e 30-të të Serie A. Një duel mjaft i luftuar mes dy ekipeve, por në fund do të kënaqeshin vetëm me një pikë.

Ylber Ramadani ka folur pas kësaj sfide, me mesfushorin e kombëtares që theksoi se skuadra e tij meritoi fitoren. Ndër të tjera nënvizoi se në Euro 2024 kërkon vetëm fitoren ndaj Italisë.

“Pas dhjetë minutave të para ndjeva se mund ta fitonim këtë ndeshje, ata patën vetëm dy raste të rrezikshme, ndërsa ne bëmë shumë më tepër.

Në kombëtare luaj me Bajramin dhe Asllanin dhe jam mësuar. Me Blin kam më shumë mundësi për të ecur përpara, pasi ai kujdeset më shumë për fazën mbrojtëse. Kur marrim topin dua të shkoj për të shënuar.

 Dueli me Italinë në Euro 2024? Do të jetë një ndeshje komplekse sepse unë luaj këtu në Itali, ata janë një ekip i fortë, por ne gjithashtu do të luajmë për të fituar”, ka përfunduar lojtari kuqezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga