
“Dua të mendoj për Barçën, por kurrë nuk kam mbyllur derën për një shans të madh”, këto janë fjalët e lojtarit katalanas për mediet spanjolle. Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç ka folur për të ardhmen e tij.
"Kur nënshkruan një kontratë, gjithmonë mendon se si ta përmbushësh atë deri në fund. Unë dua të luaj, por tani ndihem i qetë. Unë do të doja që dikush nga klubi të dalë dhe të thotë që Rakitic do të qëndrojë për të ndaluar këto thashetheme. Por Bartomeu nuk më tha asgjë. Ndoshta sot ai do të dëgjojë intervistën time dhe do të më telefonojë nesër”, tha 32-vjeçari.
“Nëse Lautaro lëviz, unë do të jem i lumtur. Megjithatë nuk më shqetëson. Dua të mendoj për Barçën, por kurrë nuk e kam mbyllur derën me një shans të madh. Herët a vonë familja ime do të jetojë në Seville. Unë jam pothuajse i sigurt për të”, përfundoi ai.
Rakitiç për të lënë Barçën: "Unë nuk jam një qese me patate. Dua të përcaktoj të ardhmen time".