Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Qerimaj konfirmon lajmin e shumëpritur: Federata e Peshëngritjes më dha medaljen

Shkruar nga NEWSPORT

Erkand Qerimaj i lumtur, peshëngritësi merr  lajmin e shumëpritur

All - Paragraf - 3

Peshëngritësi Erkand Qerimaj i njihet zyrtarisht medalja e bronxit në kampionatin e fundit botëror të zhvilluar në Anaheim në SHBA.

Lajmin e ka dhënë vetë peshëngritësi 29-vjeçar në llogarinë e tij personale në "Facebook".

"Medalja e bronxit në Botëror! E konfirmuar nga Federata Botërore!"

Qerimaj e mbylli garën në vendin e katërt në të dyja stilet shkëputje dhe dygarësh, por peshëngritësi rumun Dumitru Captari që e përfundoi kompeticionin në vendin e tretë iu hoq medalja e bronxit pasi rezultoi pozitiv në testin anti-doping.

Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj u penalizua sërish në këtë kampionat duke humbur medaljen e artë dhe të argjendtë të fituar në Botëror. Ajo u gjet se kishte përdorur substancë të ndaluar në kompeticion.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7