Kampionina e peshave të lehta, Eva Brodnicka do të ndeshet për të mbrojtur titullin ndaj Edith Soledad, në Poloni.
Si në të gjitha ndeshjet e boksit, kundërshtarët para ndeshjes bëjnë një paraqitje me njëra-tjetrën, ku matin peshën dhe më pas realizojnë fotot të qëndruara përballë. Pikërisht në këtë moment kampionia Brodnicka ka puthur kundërshtaren e saj në buzë, ndërsa kjo e fundit është kundërpërgjigjur duke e goditur me shpullë.
Një skenë e pazakontë në evenimente të tilla. Gjithçka më pas kaloi me qetësi dhe boksieret dolën përsëri përballë njëra tjetrës.
Poll