
Në Hollandë janë kundër rifillimit të kampionatit dhe kërkojnë që pjesa tjetër e sezonit të mos luhet. Pas drejtori të Ajax që “sulmoi” federatën, tashmë shtë një tjetër klub i madh që kërkon që futbollitë anullohet totalisht. PSV-ja i bashkohet kështu Ajax dhe i bën thirrje që futbolli të mos kthehet as në verë.
"Ne nuk e shohim në asnjë mënyrë të arsyeshme të luajmë pjesën tjetër të lojërave. Para së gjithash për shkak të shëndetit të të gjithëve. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne jemi në rajonin më të prekur, pothuajse të gjithë e njohin dikë që është i sëmurë, ka qenë i sëmurë ose ka vdekur. Futbolli nuk është më përparësia. Ne gjithashtu besojmë se të luash në verë, siç sugjeroi UEFA dje, nuk është e realizueshme. Çfarë bëjmë me lojtarët që janë nën kontratë deri më 30 qershor? Dhe ka edhe probleme të tjera pa përgjigje ".