
Mike Magnian është njeriu i momentit te Milani, tashme prej dy sezonesh në klub. Impakti i tij në fushë dhe dhomat e zhveshjes ka qenë impresionues dhe tani portieri francez nuk është më një befasi.
Sipas asaj që shkruan 'Il Giornale' sot, në Paris e “qajne” ate. PSG, kur Mike ishte vetëm 20 vjeç, e shiti tek Lille për një shifër vetëm 1 milionë euro. Aty Mike u rrit dhe pikërisht i mposhti në kampionat duke fituar Ligue 1 përpara se të transferohej në Milano falë Maldinit për 15 milionë euro.
Maignan është treguar edhe më shumë deçiziv saqë zhgënjimi Donnarumma u harrua shpejt nga kuqezinjtë, ky i fundit për ironi të fatit tashmë në PSG.
Sot PSG është e gatshme ta rikthejë Maignan poshtë kullës Eiffel duke vendosur në pjatë 80 milionë euro, megjithate duket e vështirë që Milani të heqë dorë nga ai, i cili së bashku me Leaon janë lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.