PSG ka filluar bisedimet për rinovimin e kontratës me Lionel Messin dhe Sergio Ramos. Klubi parizien dëshirojnë të nënshkruajnë kontrata të reja me dy yjet e saj. Kontratat aktuale të tyre skadojnë në fund të sezonit.
Sipas “The Mirror” klubi ka thyer rregullat e “Fair-Play” financiar dhe bisedimet për kontratat e reja e komplikojnë edhe më shumë gjendjen. Parizienët paguan 10 milionë euro gjobë në sezonin 2020-2021 për veprimet e tyre.
Tani ata kërcënohen sërish pasi nga ana tjetër ata nuk duan të lënë të shkoj Messi dhe Ramos. Sipas “Diario AS” nëse dënohet klubi rrezikon përjashtimin nga kompeticionet europane në sezonin 2024-2025.
Poll