
Rabiot është në skadim të kontratës dhe PSG-ja, së bashku me lojtarin nuk e kanë gjetur një akord të përbashkët për të vazhduar për më tej. Të paktën deri më tani. Në këto kushte, drejtuesit e klubit parizien, po mendojnë për të sjellë në kryeqytet lojtarin e Napolit, Allan, shokë skuadre së bashku me Elseid Hysajn.
Sikurse raporton "Tuttomercatoweb", kampionët e Francës kanë një ofertë prej 80 milionë eurosh në drejtim të Italisë. Tekniku Carlo Ançelotti nuk ka pranuar, por francezët pritet që të rrisin ofertën. Mbetet për t'u parë nëse do të ketë diçka më konkrete.
Poll