Galatasaray është shpallur kampion në Superligën e Turqisë. Milot Rashica ishte një nga lojtarët e rëndësishëm të turqve që dha kontributin e tij në arritjen e këtij suksesi.
Mesfushori ishte në fushë për 79 minuta duke dhënë edhe një asist në fitoren 4-1 ndaj Ankaragucu. Pas takimit dhe ngritjes së trofeut, për mediet vendase Rashica ka thënë:
“Kemi përfunduar një sezon shumë të mirë. Duke parë të gjithë sezonin, kemi pasur ndeshje shumë të vështira. Kryesisht kemi fituar, por ka pasur edhe humbje. Është ndjenjë shumë, shumë e mirë të fitosh kampionatin”.
Për ekipin e Galatasarayt ky është titulli i 23-të në historinë e këtij klubi.
Poll