Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Prononcimi/ Alvesh nga Antalia premton më shumë gola për Flamurtarin

Shkruar nga NEWSPORT
Prononcimi/ Alvesh nga Antalia premton më shumë gola për

Vetëm një gol i shënuar në dy fazat e para në 13 ndeshje në të cilat është aktivizuar me Flamurtarin, ai në barazimin 1-1 me Partizanin, por Danilo Alves ka spikatur edhe duke krijuar volum përpara ku ka veshur shpesh edhe kostumin e njeriut asist për vlonjatët Sulmuesi brazilian që nga Turqia ku ndodhet për fazën përgatitore e pranon në një intervistë për "Supersport" se, prioritet për të nuk janë thjesht golat por suksesi i skuadrës.

“Unë po përpiqem të bëj punën time, e cila është edhe të ndihmoj shokët e skuadrës, e rëndësishme është fitorja. Normalisht që unë dua të shënoj sa më shumë , por mendoj se më shumë vlerë në cdo ndeshje kanë 3 pikët për Flamurtarin”.

Megjithatë Alves e pranon se në gjysmën e dytë të sezonit shpreson ta tundë më shpesh rrjetën e skuadrave kundërshtare duke larguar edhe sirenat e merkatos.

”Unë kam kontratë me Flamurtarin, është e vërtetë se në pjesën e parë nuk kam shënuar dhe aq shumë, por po punoj që të gjej më shpesh golin në pjesën e mbetur të sezonit”.

Braziliani është i kënaqur me fazën përgatitore të Flamurtarit në Antalia, përtej faktit që skuadra vlonjate humbi 2-0 miqësoren e parë ndaj Tobol.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga