Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Igli Tare jo i vetmi, pronarët e Milan të “fiksuar” pas drejtorëve shqiptarë

Shkruar nga NEWSPORT
Igli Tare jo i vetmi, pronarët e Milan të “fiksuar” pas
Viktor Bezhani

Shqiptarët po vazhdojnë të jenë protagonistë në futboll, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, gjithmonë brenda klubeve ku janë pjesë aktualisht. Kështu Igli Tare nuk është i vetmi drejtor shqiptar që ka mbi supe një ekip si Milan.

Kjo pasi një tjetër drejtor shqiptar mban këtë post në Francë. Bëhet fjalë për Viktor Bezhanin, i cili është drejtor sportiv te skuadra e Toulouse në Ligue 1. Vlen të theksohet se skuadra franceze dhe ajo italiane kanë të njëjtin pronarë.

RedBird është kompania që ka në zotërim të dyja klubet dhe siç duket pronarët janë të fiksuar pas drejtorëve shqiptarë. Kujtojmë se Viktor Bezhani ka marrë këtë post te skuadra franceze në korrik të vitit të kaluar, ndërsa Igli Tare u bë pjesë e Milan në fund të majit të vitit të kaluar.

Poll

Lexo gjithashtu