Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Projektohet zëvendësuesi i Enea Koliqit

Shkruar nga NEWSPORT
Projektohet zëvendësuesi i Enea Koliqit

Drejtuesit e ekipit të Kukësit kanë menduar për zëvendësuesin e Koliqit, pasi ky i fundit duket që do t'i ndërpresë marrëdhëniet me klubin verilindor. Bëhet fjalë për Stivi Frashërin, emër i njohur ky për të gjithë ndjekësit e futbollit shqiptar. Ndryshimit i stafit teknik te ekipi verilindor, tashmë e bën më të mundur këtë transferim të Frashërit te Kukësi.

Kontrata e Enea Koliqit, mbaron me 1 gusht, por paraqitjet e tij nuk kanë qenë në nivelin e duhur, e për këtë arsye me shumë gjasa, vendin e tij do ta marrë korçari Stivi Frashëri.

Frashëri sezonin e shkuar ishte pjesë e ekipit ballshiot, ndërsa më përpara ka luajtur edhe me skuadrën e Tiranës. Në vitin 2010 "gardiani" i portës luante për Aris-in e Selanikut, ku më pas vendosi ta vazhdonte karrierën në Shqipëri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga