Gerhard Progni merr pushimet dhe “mban frymën” në Korçë për të ndjekur në stadium ndeshjen Skënderbeu-Partizani që do të startojë në orën 17:00.
Ish-mesfushori sulmues i Partizanit dhe Skënderbeut njëkohësisht ka folur për Supersport para takimit. Progni u largua nga Skënderbeu në verën e këtij viti te skuadra e Zira në Azerbajxhan.
“Sot erdha nga Azerbajxhani dhe menjëherë mbërrita në Korçë për të parë këtë ndeshje, e cila mund të them pa frikë se është sfida më e fortë e kampionatit.
Kam kaluar shumë mirë si te Partizani ashtu edhe te Skënderbeu.
Kush fiton? Mendoj se sot do të triumfojë Skënderbeu”, deklaroi Gerhard Progni.