Shqipëria do të luajë të martën kundër Islandës, për t'i dhënë fund aventurës në Ligën e Kombeve. Profesori i njohur Erion Kristo ka bërë thirrje për gjithë sportdashësit që të mbështesin kuqezinjtë në stadiumin "Air Albania".
Pavarësisht humbjes së djeshme kundër Izraelit, ai kërkon të lihet gjithçka pas duke i dhënë mbështetjen maksimale tanëve. Në facebook-un e tij, profesori Kristo shkruan: " Mbështetje pa vërejtje për Kombëtaren, të martën! Forca çuna!"
Të martën, skuadra përfaqësuese e drejtuar nga trajneri Edi Reja do të përballet në orën 20:45 me Islandën, në kuadër të Ligës së Kombeve. Një fitore ndaj islandezëve do t'u siguronte tanëve vendin e dytë në Grupin B. Ndaj, profesori i mirënjohur Erion Kristo bën thirrje për mbështetje masive në stadiumin kombëtar.
[caption id="attachment_659722" align="alignnone" width="1162"] Postimi i profesor Kristos[/caption]