Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Profesor Kabo, tifoz i PARTIZANIT, ka një kërkesë: Jepini pensionin special ish-lojtarit të Kombëtares Mihal Gjika (HISTORIA E EVROPIANIT DHE FALJA E KERKUAR)

Shkruar nga NEWSPORT
Profesor Kabo, tifoz i PARTIZANIT, ka një kërkesë: Jepini

Profesor Përparim Kabo, i bën thirrje ministrisë së Arsimit dhe sporteve dhe kryeministrit për të lidhur pension të posaçëm për ish-futbollistin e Elbasanit, Partizanit dhe ekipit kombëtar në vitet '60-'70, Mihal Gjika.

Profesor Kabo është takuar sot me ish-futbollistin që i ka kaluar të '70-at dhe që duket, se edhe pse dikur ka qenë talent në fushë, nuk ka mundur të marrë atë që duhet.

"Po pensioni, e pyes se ai i kaloi të '70-at. Eh prof, lëre atë muhabet, më thotë...E kuptova. Ndaj marr kurajon ti them ministrisë së Linjës dhe kryeministrit: Ju lutem, akordojini Mihal Gjikës pensionin special. Eshtë luajtur sport edhe në Shkodër, Kavajë, Elbasan e kudo, jo vetëm në Tiranë" shkruan Kabo.

Në bisedë me Gjikën ky i fundit i ka rrëfyer emocionet e vitit 2016, kur kombëtarja shqiptare udhëtoi në EURO2016, dhe Federata kishte marrë masat që ish-futbollistët e kombëtares ndër vite të kishin mundësi të ndiqnin këtë kombëtare.

"Në 2016 kur shkuam në Francë gjeta rastin ti kërkoja falje Niko Xhaxhkës për atë që ndodhi në 1 maj 1967. E kisha peng. I thashë Nikos: Të kërkoj ndjesë", kishte rrëfyer për profesor Kabon, Mihal Gjika apo Lakja i famshëm.

"Këta janë idhujt tanë" konkludon profesori.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga