
Sektori i Liçensimit në Federatën Shqiptare të Futbollit informon të gjithë klubet dhe opinionin publik se ka filluar proçesi i liçensimit të klubeve aplikante për një liçensë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2021-2022. Ky proçes do të përmbyllet më 31 Mars 2021, sipas afateve të vendosura nga UEFA.
Gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për liçensë duhet të paraqesin në Sektorin e Liçensimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur pesë kriteret që kërkohen për të përmbyllur me sukses këtë proçes. Duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ, ligjor dhe kriterin financiar, i cili është edhe kriteri me peshë specifike në raport me kriterët e tjerë.
Ashtu si edhe në vitin e shkuar, Sektori i Liçensimit do të organizojë seminare dhe takime bilaterale me të gjithë klubet aplikante për liçensë, për t'i asistuar dhe ndihmuar në këtë proces.