Problemet me zemrën e detyruan të linte futbollin, ish-lojtari 24-vjeçar rikthehet si trajner te skuadra e njohur
Shkruar nga NEWSPORT
Problemet me zemrën e detyruan para kohe Enock Mwepu që të varte këpucët në gozhtë. Një sëmundje e trashëgueshme bëri që futbollisti nga Zambia të hiqte dorë nga futbolli i luajtur, teksa Brighton ka njoftuar se tashmë 24-vjeçari është rikthyer me një detyrë të re në klub. Mëepu do të drejtojë ekipin nën U-9
“Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë se Enock Mwepu do të marrë rolin e trajnerit të ekipit U-9 të akademisë sonë”, shkruhet në një deklaratë.
Roberto de Zerbi, trajneri i ekipit të parë të Brightonit, komentoi kthimin e Enock Mwepu në klub, megjithëse në një rol tjetër:
“Jemi të kënaqur që Enock ka vendosur të qëndrojë me ne në klub. Do të jetë e rëndësishme për të përcjellë përvojën e tij tek talentët e rinj të klubit.”
Enock Mwepu luajti me Salzburgun dhe Brightonin gjatë karrierës së tij të shkurtër si futbollist profesionist.