
Inter qysh prej marsit të këtij viti do ndryshojë emer dhe logo. Gazetta dello Sport bën me dije se zikaltërit nuk do kenë më mbishkrimin Internacionale, ndërsa emri i ri do jetë Inter Milan. Gjithashtu edhe logo do jetë ndryshe, më minimaliste dhe me gërmat I dhe M në të.
Në Itali shkojnë më tej teksa shprehen se Evergrande do jetë sponsori dhe pronari i ri, ndërsa zikaltërit kanë një krizë ekonomike me lojtarët që nuk paguhen prej disa muajsh. E gjitha vjen në kuadër të ndryshimeve të pamjes, ndërsa shkaktar kryesor për situatën mund të bëhet vetë ekonomia e klubit që nuk është ku duhet.
Gazetari Daniele Mari shprehet se kjo fushatë do nisë në fanellat e lojtarëve dhe për të bërë promovimin e duhur do angazhohen shumë ish-yje të klubit.