Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Probleme kardiake dhe zëvendësim i detyruar, Aguerro përfundon në spital

Shkruar nga NEWSPORT

Sulmuesi i Barcelonës, Kun Aguerro nuk mundi të mbyllë sfidën e djeshme barazuar 1-1 me Alaves. 33 vjeçari u ndal në fushë në minutën e 58, duke mbajtur gjoksin pas problemeve që e shqetësuan në fushë.

Kaq ka mjaftuar që blaugranat të vendoseshin në panik, duke e dërguar menjëherë lojtarin në spital. Pritet që kontrollet kardiake të zbulojnë gjendjen e sulmuesit. "Aguero raportoi shtrëngim në gjoks dhe është shtruar në spital për një ekzaminim kardiak", shkruan Barça.

Të menjëhershme kanë qenë reagimet në rrjetet sociale, edhe nga ish-klubi i tij, Manchester City. "Të gjithë në Manchester City ju urojnë një shërim të shpejtë, @aguerosergiokun. Ne jemi me ju", shkroi City në faqen zyrtare.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu