Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Flet drejtori i Partizanit: Nuk është privilegj të luajmë në kryeqytet, ne aktorët të marrim përsipër mbarëvajtjen e sfidës

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Flet drejtori i Partizanit: Nuk është privilegj

Genc Tomorri ka folur në një prononcim për News 24, ku ka folur për takimin e së dielës ku Partizani do të luajë kundër Vllaznisë. Drejtori i klubit të kuq deklaroi:

"U arrit bashkëpunimi që Partizani të luhet në Tiranë. Nuk është asnjë privilegj, pasi në historikun e vet Partizani  ka luajtur në Tiranë. Është një ndeshje futbolli dhe ne aktorët duhet të marrim përsipër mbarëvajtjen e ndeshjes.

Të gjitha marrëveshjet janë kryer sipas rregullit. Çdo gjë shkoi mjaft mirë. Nuk ka asnjë arsye që të mos zhvillohet, mjafto që bashkëpunimi të jetë i mirë. Ndeshja do të luhet të dielën në stadiumin "Selman Stërmasi". Nuk asgjë që ndeshja të mos luhet në kryeqytet", ka përfunduar Genc Tomorri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga