Manchester United arriti të merrte një fitore të rëndësishme në Champions League, teksa triumfoi 1-0 ndaj Copenhages. Një nga heronjtë e kësaj sfide ishte padiskutim edhe Andre Onana.
Ish-gardiani i Interi arriti të priste një penallti në sekondat e fundit të ndeshjes, për t’i dhënë kështu United një 3 pikësh me shumë vlerë. Në fakt portieri kamerunas ka qenë një nga më të kritikuarit në këtë sezon te “Djajtë” për shkak të paraqitjeve të tij.
Pas ndeshjes, Onana është shpreshur i lumtur që ndihmoi skuadrën të fitonte, teksa thekson se janë një klub i madh.
“Unë thjesht po bëj punën time që më takon. Jam i lumtur për fitoren, bëmë një lojë të mirë dhe një gol të madh nga Harry Maguire. Ne jemi Manchester United. Ne jemi një klub i madh, lojtarë të mëdhenj. Është vetëm çështje kohe, tani duhet të vazhdojmë kështu. Nuk kam dyshim se do t’ia dalim”, deklaroi Onana.