Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Pritet të mbërrijnë në Milano në orët në vijim, kuqezinjtë bëjnë "dopio" goditje në merkato

Shkruar nga NEWSPORT
Pritet të mbërrijnë në Milano në orët në

Milani nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Pas Giroud që ka mbërritur ditën e djeshme në Milano, kuqezinjtë kanë arritur akordin për afrimin e dy lojtarëve të tjerë. Fode Ballo-Toure dhe Brahim Diaz janë dy futbollistët e radhës që do të bashkohen skuadrës së drejtuar nga Pioli. I pari vjen nga Monaco dhe luan si mbrojtës I majtë, ndërsa Milani ka gjetur akordin për shifrën e 4 milionë eurove.

Nga ana tjetër Brahim Diaz ishte pjesë e klubit sezonin e kaluar si i huazuar, ndërsa kuqezinjtë kanë arritur sërish marrëveshje me Real Madrid për huazim dy vjeçar për 3 milionë euro dhe të drejtën e blerjes përfundimtare për 22 milionë euro. Madrilenët do të kenë të drejtën e riblerjes së lojtarit për 27 milionë euro nëse Brahim Diaz arrin të shkëlqejë te kuqezinjtë. Që të dy lojtarët pritet të mbërrijnë në Milano në orët në vijim për vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhin firmën mbi kontratë.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga