Vllaznia e Basketbollit është në kërkim të titullit të dhjetë kampion. Shkodranët kanë prezantuar Amos Harrin, amerikanin e talentuar që sipas kuqebluve pritet të dominojë basketbollin në Superligën shqiptare.
24 vjeçari ka mbërritur pak minuta më parë në aeroportin "Nënë Tereza", teksa lojtari luan në pozicionet 1 dhe 2. Nën drejtimin e trajnerit Afrim Bilali, Vllaznia e koshit pritet të jetë pretendente për kampion sezonin e ri.
"Sapo ka mbërritur në aeroportin "Nënë Tereza", 24 vjeçari i talentuar, që pritet të dominojë superligën shqiptare, amerikani Amos Harris i cili luan në pozicionet 1 dhe 2 për t'iu bashkangjitur menjëherë skuadrës së drejtuar nga traineri i sukseshëm Afrim Bilali, në vrapimin drejt 10", shkruajnë shkodranët.
Postimi I Vllaznisë:
