
Arbnor Muja do të jetë sot në Belgjikë, për të kryer testet mjekësore dhe firmosur më pas kontratën. Gjithçka është kryer mes Dritës që zotëron kartonin dhe Antëeerp që do e blejë atë.
Sulmuesi ka rënë në sytë e klubit belg, që eleminoi shqiptarët e Dritës në turin e dytë të Conference League. Sulmuesi 23-vjeçar pritet të thyejë rekordin për transferimin më të shtrenjtë, që mbahet nga Valmir Veliu. Kujtojmë se Veliu u transferua nga Llapi te Gaziantep për rreth 180 mijë euro.
Kjo shumë është rekord për Kosovën, por me shumë gjasa jo dhe për shumë gjatë. Muja është lojtar me perspektivë, i cili pret në të ardhmen të grumbullohet nga përfaqësuesja e Kosovës, pasi ka luajtur për moshat.
Poll