Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Prishi rekordin e Erzenit, Bellai: E dinim që do i shënonim. Kombëtarja? Unë jam i vogël për rolin e trajnerit

Shkruar nga NEWSPORT
Prishi rekordin e Erzenit, Bellai: E dinim që do i shënonim.

Bylis ka fituar 4-1 me Erzenin në “Adush Muça”. Sfida hapëse e javës së gjashtë në Superligë ka prodhuar pesë gola, teksa miqtë e Kapllanit pësojnë golat e parë të sezonit.

Mbrojtja e pathyeshme tanimë ka pësuar më shumë sesa ka shënuar, me Bylis që i barazon me 11 pikë për të marrë vendin e dytë, duke i spostuar miqtë në vendin e tretë.

Sfida nisi mirë për vendasit, që kaluan në avantazh me Lajthinë pas 9 minutash lojë. Ka qenë Kaçorri që në të 23 do qetësonte vendasit me golin e dytë. Në 45 minuta e dyta, Beji do gjente golin e tretë, teksa de Souza për miqtë që rihapte ndeshjen në të 70 minutë, para se Ferreira Souza të mbyllte gjithçka në 4-1 vetëm 1 minutë nga fundi.

Pas ndeshjes për Oversport foli trajneri i Bylis, Arjan Bellai.

“E dinim që Erzeni nuk kishte pësuar, e dinim që do bënim gola dhe gjetëm katër. Ekipi ishte përgatitur edhe në Kupë, na ndihmuan edhe lojtarët që u futën nga stoli.

Dobësitë e Erzenit – Që ditën e parë të stërvitjes punuam duke e studiuar Erzenin si në cilësitë që ka, duke e sulmuar në anët e dobëta. Vertikalizimet dhe goditjet standarte na ndihmuan shumë sot, i kishim punuar. Unë i them Erzenit suksese, janë ekip i mirë dhe me një humbje nuk duket ekipi.

Është mirë të kesh lojtarë të ndryshëm që të shënosh, kjo është e mira jonë që nuk varemi nga individët. Goli i Lajthisë na dha qetësi të luanim më lirshëm.

Kjo është ndeshja e parë që luajmë mirë nga ana taktike dhe mbrojtëse, çdo detyrë e kemi bërë mirë. Futbolli i ka tre rezultatet, edhe pika me Laçin na bëri mirë që të luajmë më fortë dhe të tregojmë cilësitë tona. Pas golit të tretë i dhashë mundësi lojtarëve që të qetësohen dhe bëra disa ndërrime, ndaj ulëm ritmin e lojës. Të bëjmë mirë në qarkullimin e topit.

Bellai për Kombëtaren? Unë e kam veshur atë fanellë të rëndë. Kushdo qoftë aty unë e respektoj për simbolin në fanellë. Ta harrojnë lojtarët e Kombëtares nga çfarë klubesh vijnë, puna duket në fushë. Unë jam i vogël për pozicionin e trajnerit. Duhet të punoj më shumë”, tha Bellai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga