Polemikat pas ndeshjeve të Bylisit janë bërë të shpeshta javët e fundit. Presidenti i ballshiotëve nuk ka nguruar asnjëherë të shprehë pakënaqësitë apo edhe të akuzojë drejtpërdrejtë sa herë që ai e sheh se i janë bërë padrejtësi ekipit të tij. E njëjta gjë ndodh edhe sot në ndeshjen që Bylis zhvilloi përballë Teutës në “Adush Muça” të përfunduar në barazim 0-0.
Në minutën e 28’ të takimit, një pengim në zonë i sulmuesit Beji bëri që ballshiotët të kërkonin penallti por gjyqtari Hamiti e konsideroi simulim duke ndëshkuar edhe me të verdhë sulmuesin. Presidenti Besnik Kapllanaj ka reaguar për këtë rast duke mos nguruar të përdorë edhe ironi.
“Kryesori nuk e shikon. Po vari Jarit apo vari Jares”- kështu shkruan në rrjetin e tij social presidenti Kapllanaj.
[caption id="attachment_665609" align="alignnone" width="198"] Postimi i Besnik Kapllanaj per rastin e penalltise se padhene ndaj Teutes[/caption]
Rasti ne fjalë: