Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

"Presidenti shëtit familjen me lekët e Federatës", Erkand Qerimaj vazhdon akuzat: Nuk më regjistruan për Kupën e Botës

Shkruar nga NEWSPORT

Peshëngritësi Erkand Qerimaj ka ngritur akuza të rënda për presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. Rekordmeni shqiptar deklaron se kreu i FSHP ka fshehur disa raste me doping dhe kërkon dorëheqjen e menjëhershme të tij.

Lexo edhe: “Shporru, hajdut”, Erkand Qerimaj akuza të rënda presidentit të FSHP: Fsheh raste me doping, shpërdoron lekët e taksapaguesve

Ndërsa më vonë ishte Federata Shqiptare e Peshëngritjes që reagoi duke i sjellë si të pavërteta akuzat e peshëngritësit. Madje FSHP i quan ato disinformim nga ana e sportistit shkodran.

Lexo edhe: Akuzat e Erkand Qerimajt, reagon Federata Shqiptare e Peshëngritjes: Pretendime disinformuese dhe të pavërteta

Por nuk ka vonuar dhe Qerimaj ka reaguar përsëri me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook. Erkand Qerimaj thotë se FSHP vazhdon me skandalin e saj, duke thënë se nuk e kanë regjistruar në Kupën e Botës Tailandë për kualifikimit në lojërat Olimpike të Parisit.

“Skandali Federates VIJON duke mos me rregjistruar ne kupen e Botes Tailand per kualfikimin ne Lojrat Olimpike te Parisit. Ne Peshen qe kisha kerkuar qe ne Janar disa her me sms- Edhe ne kete Moment nuk Figuroj i rregjistruar!!!! Me Siguri nuk ka dashur qe une te shkoj. Debati nisi per kete. Si duket une qe qoj Flamurin Sjell Medalje duhet te rri ne shtepi!! Sepse Presidenti duhet te marri familjaret per Turizem ne Vende te bukura si Tailanda, Katar, Kuba Arabia, per turizem Me Leket e Federates e Shtetit Taksapaguesve. Persa i perket Deklarates qe ka ber I ka gjitha Genjeshtra se kur genjen shume fillon i beson edhe  vet. Kush e njeh e di, ska person qe ka taku e te mos ta ket genjy nja 5 her minimumi.....”, shkruan Qerimaj.\

[caption id="attachment_724868" align="alignnone" width="670"]Postimi i Erkand Qerimajt Postimi i Erkand Qerimajt[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga