
Pas një sezoni shumë të mirë futbollistik, kreu i Federatës Kombëtare të Futbollit, Armando Duka, po kujdeset edhe për një sezon shumë të mirë turistik. Në fakt nuk është gjë e re për kreun e FSHF i cili si për çdo vit kujdeset të zgjedhë pushimet me jahtin e tij, fillimisht kalon nga bregdeti shqiptar, dhe mandej edhe në ishujt grekë.
Sot, ai ka zgjedhur Panorama Beach në Ksamil për të qëndruar, pushuar dhe drekuar, dhe këtë e tregojnë më së miri fotot që ka bërë në plazh me njerëzit që vlerësojnë presidentin e FSHF. Ndërkohë që Duka ka në dispozicion një jaht personal luksoz 25 metra të gjatë, të cilit i ka vënë edhe emrin “Duka”. E sigurisht, nuk qëndron me një vend, lëviz në gjithë bregdetin shqiptar gjatë pushimeve të verës, meqë është I apasionuar pas mjetit të tij lundrues.
[gallery columns="1" size="full" ids="20809,20810,20811,20812,20813,20814"]
Galeria fotografike ()
Poll