Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Presidenti i FFK beson në nisjen e kampionatit: Do të kërkojmë nga UEFA të na shtyjë afatin

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti i FFK beson në nisjen e kampionatit: Do të

Futbolli ashtu si në Shqipëri është ndalur edhe në Kosovë për shkak të përhapjes së Coronavirus. Autoritetet vendore kanë vendosur bllokimin e çdo aktiviteti që mund të mundësojë mbledhjen e shumë personave në një vend dhe për këtë arsye është prekur dhe futbolli. Teksa ditët kalojnë situata bëhet e vështirë për klubet të cilat janë me ‘’sy e vesh” nga Federata e Futbollit e Kosovës sesi do të veprojë në të ardhmen.

Situata me Coronavirus nuk po shfaq përmirësim e megjithatë, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka besim se kampionati mund të rifillojë muajin e ardhshëm. Por, klubet janë paksa skeptike se garat mund të rifillojnë gjatë muajit prill.

“Po besoj shumë që do të fillojë më herët në mënyrë mos t’i mundojmë shumë klubet tona që të zhvillojnë ndeshje çdo tri ditë. Dhe, nëse do të jetë ngarkesë e papërballueshme për klubet, sigurisht që do të kërkojmë nga UEFA që të na pranojë një afat tjetër”, ka thënë Ademi për mediat.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga