
Darkë speciale te Dinamo. Skuadra kryeqytetase ka shfrytëzuar pauzën e kampionatit prej ndeshjeve të Kombëtares dhe presidenti Bardhi ka organizuar një darkë me lojtarët dhe ish legjendat e klubit.
Në këtë darkë të organizuar nuk kanë munguar legjendat e Dinamos si Demollari, Çoçli, Faruk Sejdini, Prifti, Ballgjini, Tarkaj, Tahiri dhe Bregu. Klubi përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar disa foto nga darka e cila është mbajtur në Vilën Pascuci dhe ka zbuluar arsyet.
Postimi i Dinamos:
Familja blu në këtë ndalesë tê kampionatit shpalos më së miri vlerat e saj ndër breza. Nën kujdesin e presidentit Z.Bardhi, një pjesë e legjendave ndër vite të klubit tonë darkuan me stafin dhe skuadrën për ti dhënë më së miri rëndësinë dhe peshën e fanellës së Dinamos si dhe për të kujtuar historinë e lavdishme të klubit tonë.