Permier League ka ulur sot siparin e saj me 10 ndeshjet e javës së 38-të. Mancherster City që ishte shpallur kampione përpara përfundimit të kampionatit është mundur nga Brentford. Arsenali i cili luante thjeshtë për statistikë pasi zonën Champions e ka të “blinduar” dhe kampionatin e ka humbur ka arritur të fitojë me rezulltatin 5-0 ndaj Wolves. Granit Xhaka hapiserinë e golave për Topçinjtë ku shënojë në minutën e 11-të dhe të 14-të dy golëshin e tij personal.
Manchester United ka fituar ndaj Fulhamit duke u renditur i treti dhe pas tyre vjen Newcastle që barazojë me Chelsean. Kurse Liverpool bën “tenis” me Southampton që tashmë ka rënë një Kategori mposhtë. Të dyja skuadrat arritën të shënonin përkatësisht nga 4 gola. Nga ana tjetër Leicester ka rënë nga Kategoria pasi fitorja e tyre nuk mjaftoi sepse rivali i tyre direkt Everton arriti të mposhte me shifrat 1-0 Bournemouth.
Më poshtë do të gjeni rezultatet dhe renditjen përfundimtare.
REZULTATET:
[caption id="attachment_694508" align="alignnone" width="680"] Preimer League[/caption]
RENDITJA:
[caption id="attachment_694509" align="alignnone" width="517"] Renditja[/caption]