
Premier League vazhdon me ndeshjet e ditës së dielë në javën e 9 të saj. Pas fitoreve të Chelsea, City dhe Tottenham ditën e djeshme, sot do të luajnë edhe 3 ekipe të tjera Big.
Supersfida e javës është ajo mes Arsenal dhe Liverpool në Emirate Stadium në orën 17:30. Topçinjtë do të synojnë fitoren për të treguar edhe njëherë se nuk janë rastësisht në vendin e parë ndërsa Liverpool është i dënuar të fitojë nëse dëshiron të mbajë akoma lart pretendimet për titull.
Manchester United dëshiron të harrojë humbjen e turpshme në derbi ndaj City dhe sot është i fokusuar të mposhtë Everton në Goodison Park në orën 20:00.
Në orën 15:00 do të luhen dy sfidat e para Crystal Palace – Leeds United dhe derbi West Ham – Fulham.